Guxholli: Çmimi i energjisë do rritet, aritmetikë e thjeshtë që e di edhe një 5 vjeçar
Kordinatorja në departamentin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore në Partinë Demokratike, Suzana Guxholli ka deklaruar në Ora News se çmimi i energjisë do rritet, dhe kjo është një aritmetike e thjeshtë që e di edhe një fëmijë i moshës 4-5 vjeç.Guxholli deklaroi se ajo çka po ndodh është largimi vëmendjes nga varfërimi i shqiptarëve.“Fasha ishte rritja e çmimit nga 7.4 me sa do ta çojnë. Me shifrat e dertanishme duke iu referuar vlerave të kërkuara dhe të mesatarizuara siç thonë ata, dhe pa e konsideruar TVSH, rritja e çmimit përfaqësohet me 4.6 apo me 22 %. Çmimi i mesatarizuar do të thotë që ai që paguante 7.7 lekë dhe ai që paguante 13 lekë për kë, t’i mbledhësh bashkë dhe t’i pjestosh për dy, që përsëri bëhët 12-13.7.7 që është çmimi sot për 75% të popullsisë nqs bëhet me të ashtuquajturën çmim mesatar 11-12-13 do të shkojë me gjithë TVSH, quhet rritje çmimi? Kjo është një aritmetike bazike e cila nuk iu hedh dot hi syve as një fëmijë 4-5-vjeçare të cilët din ti bëjnë këto mbledhje dhe zbritje. Është një largim nga vëmendja e asaj cka po ndodh, që shqiptarët po varfërohen edhe më shumë, madje edhe te ato mllra ku qeveria mund të ndikojë sepse tregjet janë të rregulluara”