Konflikti për pronat, PD: Në fshatin Xarrë i gllabëroi Kokëdhima

Koordinatori për denoncimet në PD, Ervin Salianji, ka qenë në Xarrë të Sarandës ku ka denocuar korrupsionin me ankandin për tokat.Nga dy shoqatat pjesëmarrëse, ajo e banorëve dhe ajo e kryetarit të komunës Dhimo Kote, doli fituese kjo e fundit, ndonëse fermerët ofruan më shumë.“Skandalet korruptive të Qeverisë nuk kanë fund dhe nuk njohin territor”, vlerësoi Salianji pas bisedës me banorët e Xarrës.Sipas tij, pas shoqatës fituese të ankandit për tokën organizuar nga Ministria e Bujqësisë qëndron dyshja Rama-Kokëdhima.Sot në fshatin Xarrë mbahet festa e përvitshme e Mandarinës, e kthyer në traditë për zonën.