Vorë, përplasen automjetet, një i vdekur, plagoset një tjetër

Tiranë- Një person humbi jetën, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur në një aksident automobilistik gjatë pasdites së sotme.Aksidenti rrugor u regjistrua në Vorë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, për shkaqe ende të panjohura.Nga përplasja e makinave mbetën të plagosur dy persona, ku Arti Dedej, drejtuesi i një prej mjeteve humbi jetën gjatë transportimit në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërkaq i plagosuri tjetër mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.