HEC-et e vegjël kundër vendimit të Ministrisë: Nuk na morën mendim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2014, 16:20
Vendimi i Ministrisë së Energjisë për të ulur çmimin me të cilin u blen energjinë HECE-ve të vegjël u bë në mënyrë të befasishme dhe pa asnjë konsultim.Nën.Kryetari i Shoqatës Shqiptare për Energjinë e Rinovueshme, Vasil Gjika, shpjegon se ata rrezikojnë të falimentojnë .Gjika kërkon që qeveria të ngrijë këtë vendim, pasi në bazë të përllogaritjeve në bazë të atij çmimi nuk mbulohen as kostot minimale.Ministria e Energjisë dhe Industrisë e uli çmimin me rreth 30%, por sipas përllogaritjeve nëse e njëjta energji do të blihej nga importi do të kushtonte më shumë.