Protesta në Durrës e Peqin, ish-Këneta: Duam drita, s’kemi të paguajmë

Banorë të zonës së ish-Kënetës në Durrës kanë protestuar për të dytën herë brenda pak ditësh kundër ndërprerjes së energjisë elektrike dhe masave të marra nga OSHEE për debitorët.Me pankarta në duar, banorët janë shprehur se nuk kanë mundësi për të paguar energjinë e konsumuar. Ata kërkojnë faljen e kamatvonesave, pasi janë familje ku dominon papunësia.Kanë qenë të shumta forcat e policisë të pranishme për mbarëvajtjen e protestës. Banorët e ish-Kënetës kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës në rast se nuk do të rishihen rastet e tyre.Protesta të kësaj natyre ka pasur edhe në Peqin, ku banorët kanë kundërshtuar arrestimet në kuadër të aksionit për debitorët ndaj OSHEE.Aksioni mbarëkombëtar i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vijon prej mëse një muaji, ku në pranga kanë rënë dhjetëra familjarë dhe pronarë biznesesh, por edhe punonjës të OSHEE për vjedhje të energjisë elektrike dhe shpërdorim detyre.