Nuk paguan energjinë, kreu i OSHEE shkarkon nga detyra 234 punonjës
Tiranë- 234 punonjës të OSHEE janë larguar nga puna, pasi prej me shumë se dy muaj nuk paguanin faturat e energjisë elektrike.Administratori i OSHEE, Adrian Çela, në një konferencë për shtyp bëri me dije se nuk do të ketë asnjë tolerim për punonjësit që nuk janë të rregullt me faturat.“Pas një verifikimi që kemi kryer me punonjësit e operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, kemi vënë re se janë plot 234 punonjës të OSHEE debitorë me më shumë se 2 muaj fatura të papaguara.Është e pafalshme që individë, të punësuar në OSHEE, që për vite me radhë kërkonin nga qytetarët pagesën e rregullt të energjisë elektrike, janë vet vjedhës të saj.Të tillë punonjës nuk kanë as moralin, por as të drejtën për të vazhduar punën pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë dhe pikërisht sot kam kërkuar ndërprerjen e marrëdhënies me të 234 punonjësit debitorë.Duke filluar nga java e ardhshme, i bëj thirrje të gjithë inxhinierëve, elektricistëve, specialistëve të mesëm e të lartë në fushën e energjisë elektrike, mbi të gjitha njerëzve të ndershëm që e fillojnë zbatimin e ligjit nga vetja dhe familja e tyre, të aplikojnë për tu bërë pjesë e strukturave të OSHEE.Për këtë qëllim, në ditët e ardhshme do të vihet në funksion një portal special online perms të cilit mund të bëhen aplikimet”.Çela e përcaktoi shumë pozitive ecurinë e skemës për pagesën me këste të energjisë.“Deri më tani 1122 familje kanë bërë pagesën e plotë duke përfituar nga vendimi i qeverisë për faljen e kamatëvonesave të familjeve debitore që paguajnë energjinë deri më 1 mars. Operacioni kundër vjedhjes së energjisë po mbështetet pasivisht.Në tre ditët e fundit 4131 aktmarrëveshje të lidhura. 1122 familje bënë pagesë të plotë, përfituan 80% ulje të kamatave. 234 punonjës të OSHEE rezultojnë me më shumë se 2 muaj fatura të pa paguara.Konstatimi pas verifikimeve të kryera. Ndërpriten marrëdhëniet e punës për këta 234 punonjës” është shprehur Çela.