Elbasan, lumi zgjeron shtratin, 20 ha tokë bujqësore e zhdukur
Lumi shkumbin dhe ai Devollit në qarkun Elbasanit po rrisin sipërfaqen ujore, duke zvogëluar ndjeshëm sipërfaqen e tokave bujqësore, të fermerëve që i kanë përgjatë rrjedhjes së lumit.Vetëm në tre komunat e Shushicës, Shirgjan, Gjergjan në rrethin Elbasanit, deri tani janë zhdukur rreth 20 hektar tokë.Gërryerja e tokave bujqësore nga lumi Shkumbin është kthyer në një shqetësim për banorët e kësaj komune, pasi kjo sjell zvoglimin e tokave bujqësore , gjë që ndikon drejtpërsëdrejti në të ardhurat e fermerëve.Ata kërkojnë që të vashdojnë investimet për ngritjen e pritave dhe argjinaturave për parandalimin e gërryerjeve të tokave përgjatë lumit Shkumbin dhe Devoll.Për Drejtorin e Bordit të Kullimit, Astrit Xhelili, përveç argjinaturës së dëmtuar të lumit, në zgjerimin e sipërfaqes së tij kanë ndikuar edhe bllokimi i kanaleve kulluese nga fermerët e zonës.Gjatë stinës së dimrit, shtrati i Shkumbinit e Devolli rritet edhe nga prurjet e shumta prej reshjeve.