Festat e shtrenjta, qytetarët thonë se kanë kursyer gjithë vitin

Kryeqyteti shqiptar është veshur me ngjyrat e festave .Qytetarët vrapojnë për të mbyllur blerjet e fundit për zbukurimin e pemës së Krishtlindjes.Dritat shumëngjyrëshe, por edhe pemët janë disa ndër artikujt më të shitur në treg, pohojnë tregtarët. Ndërkohë vetë qytetarët e pranojnë se çmimet janë pak të larta, por për këto festa nuk kursehen.Vendosja e pemës në qendër të kryeqytetit dhe e zbukurimeve janë kthyer tashmë në një traditë, e cila i shton akoma më shumë atmosferë festave të fundvitit.