Reforma administrative, Rubiku nis mbledhjen e firmave për referendum

Pas pranimit të kërkesës dhe miratimit nga ana Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për referendum lokal kundër ndarjes së re territoriale në qytetin e Rubikut ka nisur puna për mbledhjen e firmave.Që prej tre ditëve, iniciatorët e kësaj nisme kanë dalë në terren duke takuar qytetarë të shumtë për ti bindur ata që të firmosin kundër kësaj ndarje territoriale që është bërë nga ana e qeverisë.Kjo nisëm ka gjetur një mbështetje të gjerë nga qytetarët në këtë zonë, të cilët janë kundër shkrirjes së kësaj njësie vendore, pasi sipas tyre e kanë të pamundur që të marrin shërbimet që ata kërkojnë.Nga ana tjetër inciatori i kësaj nisme në Rubik, Mark Ruçi, shprehet se ka një interesim të madh nga ana e qytetarëve të cilët po firmosin kundër ndarjes së re territoriale.Ai shprehet i bindur se do të arrihet numri i firmave për të bërë të mundur mosndarjen e Mirditës në një njësi vendore siç kërkon qeveria.Janë përfasues të të gjitha forcave politike të cilët kanë firmosur duke kundërshtuar ndarjen e re territoriale, ndërsa pritet që të mblidhen 650 firma të cilat do të dergohen KQZ për të ndërmarrë veprime të mëtejshme.E kundërta ndodh në Fier ku kryebashkiaku Zeqaj e ka vlerësuar reformën, pasi sipas tij kjo do ti sjellë qytetit myzeqar një buxhet 10 herë më të lartë se vitet e kaluara, duke i hapur rrugë investimeve.