Marrëveshje me Norvegjinë për modernizimin e Institutit Gjeografik të Ushtrisë

Ministria e Mbrojtes dhe Drejtoria e Shërbimit Hidrografik të Norvegjisë kanë nënshkruar një marreveshje bashkëpunimi për nje projekt me vlerë 1.2 milione euro.Ministrja Kodheli u shpreh se projekti është një shembull i mundësive që krijon bashkëpunimi, i cili për rastin konkret është domethënës për vlerën e investuar, kapacitetet teknike që do të krijohen në funksion të rimëkëmbjes dhe modernizimit të Institutit Gjeografik dhe Infrastrukturës Ushtarake si dhe të Shërbimit Hidrografik Ushtarak.Për Kodhelin ky projekt sjell disa përfitime, pasi do krijojë kushtet për ngritjen e infrastrukturës të të dhënave hapësinore detare dhe bregdetare, duke dhënë një impakt për zhvillimin e të gjitha degëve të ekonomisë që kanë lidhje me detin, si turizmi, ndërtimi, peshkimi, menaxhimi i zonës bregdetare, transporti detar etj.Projekti do të zgjasë tre vite dhe ka qëllim kryesor përmirësimin e sigurisë lundruese në hapësirën detare të Shqipërisë.