Tentojnë të rilidhin energjinë, babë e bir i zë korenti, vdes djali 26-vjeçar

Një 26-vjeçar humbi jetën pasditen e së dielës në periferi të Tiranës, ndërsa bashkë me të atin tentoi ti rikthejë familjes energjinë e ndërprere elektrike. Ngjarja është shënuar në banesën e familjes Kaca që banon në Mzez.Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Mzez të komunës Kashar në kryeqytet.Babë e bir, të familjes Kaca kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike rreth orës 18:30 të pasdites, për pasojë djali i familjes ka humbur jetën.26-vjeçari, Sokol Kaca, duket se është dëmtuar më tepër nga korenti. Mësohet se ai ka ndërruar jetë rrugës drejt spitalit të traumës.Bluzat e bardha konfirmojnë se i riu ka mbërritur i pajetë.I plagosur ka mbetur dhe Sami Kaca rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në terapi intensive në spital, jashtë rrezikut për jetën.Në shtëpinë e viktimës ka mbërritur grupi hetimor i policisë, të cilët kanë nisur hetimet rreth ngjarjes.