Vdes në skenë Mango, këngëtari i njohur pësoi atak kardiak teksa performonte live
Është shuar në moshën 60 vjeçare këngëtari Italian Mango. I njohur edhe për publikun shqiptar, Mango po performonte në një koncert në Policoro, në provincën e Materas kur ka ndjerë dhimbje në kraharor.60 vjecari është dërguar pa ndjenja në spital dhe mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për ta kthyer në jetë.Shkak për vdekjen e papritur ka qenë infarkti. Në spitalin e Policoros u mblodhën të afërm dhe familjarë të këngëtarit, disa prej tyre kishin ardhur nga Lagonegro, provincë në Potenza, ku Mango lndi më 6 nëntor të vitit 1954.Këngëtari që ka performuar edhe në Tiranë ishte duke kënduar një nga këngët e tij më të famshme "Oro" kur ka ndjerë dhimbjet. Shumë fansa të tij prej koncertit janë dyndur në spital ndërsa mijëra të tjerë kanë shprehur trishtimin në rrjetet sociale.Në faqen zyrtare të Mangos në facebook është njoftuar edhe humbja e kengëtarit.Dallëndyshja jonë fluturoi në qiellin e gabuar. Pino do te jesh gjithmonë në zemren tonë. Ashtu sic kendoje disa vjet me parë këngën nuk do të vdesim kurrë, i gjithe sensi qëndron këtu. Ngushëllojmë familjen e tij, përfundon postimi i stafit të tij në facebook.Këngët e tij më të njohura ishin Rondine, Amore per te, Come Mona Liza, Mediterraneo apo Oro etj. Në festivalin e Sanremos së 1985 Mango u vlerësua me cmimin e kritikës, ndërsa gjatë karrierës së gjatë në muzikë ka marrë me dhjetëra cmime të rëndësishme