Operacioni për energjinë, Ahmetaj dhe Çela vizitë në një biznes fason

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, i shoqëruar dhe nga kreu i OSHEE, Adrian Çela, kanë vizituar një grup biznesesh të industrise fason, duke kërkuar vendosjen e bizneseve në rrugen e ligjshmërisë dhe dhënien fund të abuzimeve dhe mospagesave të faturave të energjisë.Ministri Ahmetaj premtoi se qeveria do të vazhdojë ta mbështesë këtë industri, duke paralajmëruar ndryshime në paketen e manifakturës që në muajt e parë të vitit të ardhshëm.Ndërsa drejtori i OSHEE theksoi se korrektësia e bizneseve dhe pagesa e rregullt e faturave të energjisë, do të rrisë përgjegjësinë e institucionit që ai drejton për të perkrahur dhe shërbyer bizneset e ndershme.Tashmë, gjatë javëve të fundit, në vijim të aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike janë bërë të shpeshta daljet ne terren të Ministrave, sëbashku me kreun e OSHEE-së.