Njihuni me macen jeshile të Bullgarisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2014, 15:02
Shumë njerëz vunë re një mace jeshile në rrugët e Varna, Bullgari, këtë javë. Shumë veta besonin se mund të kishte qenë puna e disa vandalistëve të tmerrshëm dhe filluan ta kërkonin atë në Facebook. Megjithatë, mendohet se macja mund ta ketë kthyer veten në ngjyrë të gjelbër kur ajo po flinte në një bojë sintetike dhe iu tha ngjyra. Njerëzit u munduan ta kapnin atë dhe ta lanin por deri tani kanë rezultuar jo të suksesshëm.