Maqedonia ndryshon stemën e shtetit me votat e shqiptarëve
Shkup- Qeveria në Maqedoni ka votuar ndryshimin e stemës së shtetit duke marrë edhe votat e BDI së Ali Ahmetit.Simboli kryesor i stemës së re është një luan i kuq i ngritur në këmbë, në një sfond të verdhë.Mbi të qëndron një mburojë në formë kalaje me 5 shtylla, që sipas arsyetimit të Qeverisë simbolizon rregullimin republikan të shtetit.Sipas BDI stema përmban edhe elemente shqiptare, dhe është shumë e ngjashme me stemën e Durrësit dhe stema të ndryshme të principatave shqiptare të mesjetës.Por stema e re ka sjellë reagime të ashpra të shqiptarëve, që pretendojnë se stema e shtetit është e njëjtë me atë të partisë së kryeministrit Gruevski .Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari është përpjekur të qetësojë shqiptarët duke deklaruar se propozimi nuk është final dhe do t'i nënshtrohet debatit publik dhe vërejtjeve të qytetarëve., ndërsa zv/kryeministri nga VMRO DPMNE-ja Vlladimir Peshevski thotë se stema e re është gjithëpërfshirëse dhe u miratua me konsensus në Qeveri.Ndërkohë LSDM në Opozitë ka deklaruar se "Në një kohë krize të thellë politike dhe mungese të opozitës në parlament, qeveria hap çështjen e stemës shtetërore me të vetmin qëllim, të shpërqendrojë vëmendjen nga aferat e mëdha dhe skandalet në të cilat është përfshirë."