Muri mesjetar në Lezhë, arkeologët nisin gërmimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2014, 14:50
Lezhe- Arkeologët kanë nisur germimet në sheshin e qytetit të Lezhës aty ku u zbulua muri mesjetar.Përgjegjësi i parkut arkeologjik Shkodër- Lezhë Helidon Sokoli shpjegon se në asnjë pjesë tjetër të sheshit ku po kryhet ndërhyrja infrastrukturore nuk ka patur raste të zbulimeve të kësaj rëndësie.“I gjithë territori do gërmohet dhe dokumentohet dhe do shikohet si lidhet kjo strukturë e re me muret e ansamblit përrreth,” u shpreh Helidon Sokoli, përgjegjës i Parkut Arkeologjik Shkodër- Lezhë.Reagimi i specialistëve të agjensisë së shërbimit arkeologjik vjen 3 jave pas zbulimit të murit mesjetar, ndërkohë puna per rikonstruksionin e sheshit ka vijuar normalisht./Oranews.tv/