Muzeu Hermitage 250 vjeç, spektakël 3D në sheshin e Shën Petërsburgut
Muzeu rus Hermitage ka shënuar 250 vjetorin në një celebrim spektakolar në sheshin në zemër të Shën Peterburgut.Mijëra njerëz u mblodhën duke parë imazhet shumëngjyrëshe në 3d, të cilat tregonin epoka të ndryshme të historisë ruse, të projektuara në muret dhe fasadat e muzeumit. Skena nga ngjarjet historike si zjarri masiv apo Lufta e Dytë Botërore ishin të ndërthurura me pamje të ekspozitave të muzeu, nën shoqerinë e tingujve të kompozitorëve klasikë dhe bashkëkohorë.Sipas organizatorëve, qëllimi kryesor i kësaj shfaqeje ishte gjetja e paraleleve mes historisë ruse dhe veprave të artit në arkivën e Hertmitage."Ishte e rëndësishme sigurisht që të ruanim origjinalitetim historik. Nga njera anë të mos humbisnim pjesën artistike dhe nga ana tjetër të mos bënim gabime historike, deklaron Yekaterina Galanova, prodhuese e projektiti të dritave.Joseph Kristiani, drejtor i kompanisë Cosmo Av që organizuan këtë ngjarje, tha se ishte i kënaqur me rezultatin, pavarësisht sfidave të mëdha.Ngjarjet dedikuar përvjetorit të Hermitage do të vazhdojnë deri 9 dhjetor.Për këtë event muzeu i Londrës i ka huazuar Rusisë statujat e partenonit, gjë e cila zemëroi shumë Greqinë. Shteti helen ka vite që tenton marrjen e tyre, por ende nuk ja ka dalë pavarësisht avokatëve ndërkombëtar që ka punësuar për këtë çështje./Oranews.tv/