Lazio - Napoli, formacionet e mundshme
Sfida Lazio - Napoli është një tjetër supersfidë e kampionatit Italian që do të luhet sonte.Trajnerët e këtyre dy skuadrave kërkojnë fitoren për të qëndruar në garë për titullin kampion. Kjo superpërballje e Seria A vlen edhe për të arritur vendin e dytë në renditje. Trajnerët Petkoviç dhe Mazzarri, pritet të hedhin nga minuta e parë në fushën e lojës këto formacioneLazio pritet ta nisë lojën me skemën 4-5-1.Në portë: Marcheti, në mbrojtje: Konko, Biava dhe Radu, në mesfushë: Candreva, Ledezma, Gonzales, Mauri dhe Hernanes, në sulm: Flokari.Ndërsa skuadra e Napolit pritet të luaj me formacionin: 3-4-1-2.Në portë: De Scantis, në mbrojtje: Gamberini, Canavaro dhe Britos, në mesfushë: Maggio, Berhami, Inler dhe Zuniga, Hamshik dhe Pandev, në sulm: Cavani.