Gjykata refuzon kërkesë padinë e Tafajt ndaj Veliajt: Eshtë i verbër

Kreu të shoqatës së të verbërve Sinan Tafaj i është refuzuar kërkesë padia ndaj ministrit Erjon Veliaj. Sipas gjykatës, padia duhet të bëhej në firmën e një pesoni mbështetës dhe nuk pranohet nëse bëhet nga një person i verbër. Tafaj thotë se kjo është shkelje e paprecedentë e të drejtave të njeriut pasi persoanve me aftësi të kufizuar I mohot drejetësia në dyert e gjykatave.E drejtat per të bërë një padi dhe për të qënë avokat të mohohet në gjykatë nëse je një person i verbër. kjo situatë i ka ndodhur vetë kreu të shoqatës së të verbërve Sinan Tafaj, i cili dorëzoi një këkesë padi ndaj ministrit të Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj për ato deklarata të cilat Tafaj i quan shpifje por që Gjykata e Tiranës e ka refuzuar.Arsyetimi i gjykatës është se firma e një të verbëri nuk vlen,   për rrjedhoj kërkesë padia është me të meta dhe se duhet të firmoset nga një peson tjetër. Tafaj e konideroj veprimin si mos respektim të të drejtave të njeriut e sidomos ndaj personave me aftësi të kufizuara edhe pse ka mbi 20 vjet që ushtron detyrën si avokat.“Gjykata sot ka marrë një vendim të padrejtë, duke më mohuar të drejtën për të ngritur padi ndaj z. Veliaj. Është një precedent i rrezikshëm dhe një kauzë e madhe për PAK” tha Tafaj.Tafaj thotë se me këtë ligj të ri që kërkohen persona mbështetës shkelën plotësisht të derjtat e njerut pasi të verbërit ,paraplegjikë apo me kufizime të tjera, trajtohen si persona me handikap mendor të paaftë për të kuptuar rëndësinë e veprimeve.