Kultivimi i duhanit, fermerët ankohen për prodhimin që mbeti stok
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2014, 15:40
Elbasan-Kultivimi dhe tregtimi i duhanit është një traditë për zonën e Dumresë në Elbasan. Por vështirësitë në tregtimin e këtij produkti janë të mëdha.Fermerët shprehen se prodhimi i një viti mbeti stok për shkak të uljes së çmimit dhe shkeljes së kontratës individuale që firma tregtuese ka lidhur me fermerët.Kryetari bashkisë Belsh kërkon ndërhyrjen e qeverisë për zgjidhjen e situates, pasi tregtimi i duhanit është burimi i vetëm financiar për shumë familje.21 mijë ton duhan janë në gjëndje për shkak se monopolin e mbledhjes e ka një firmë greke e cila sipas banorëve shkeli kontratën duke e ulur cmimin në 200 lekë nga 350-450 lekë që ishte më parë.