Luftëtarët kibernetikë të Koresë së Veriut trajnohen që 17-vjeç
Pavarësisht varfërisë dhe izolimit, Korea e Veriut ka shpenzuar burime të shumta për ngritjen e njësisë së luftës kibernetike, të quajtur "Zyra 121".Lajmi u konfirmua nga disa dezertorë pak ditë pasi Peniani u akuzua se hakerat e vet ishin futur në rrjetin kompjuterik të kompanisë kinematografike "Sony".Edhe pse koreano-veriorët e kanë hedhur poshtë akuzën, në SHBA janë të bindur për këtë. Dezerorë të ndryshëm kanë konfirmuar se në "Zyrën 121" gjenden disa prej ekspertëve kompjuterikë më të talentuar në vend.Njësia në fjalë është pjesë e Byrosë së Zbulimit, agjencisë elitare të spiunazhit që drejtohet nga ushtria koreano-veriore. Ata përdoren për të hakuar në rrjetet e vendeve armike për spiunazh apo sabotim.Hakerat e ushtrisë janë ndër më të talentuarit dhe më të shpërblyerit në Korenë e Veriut, të cilët trajnohen që në moshën 17-vjeçare.Dezertori Jan Se-jul, i cili ka studiuar me ta në universitetin ushtarak të shkencave kompjuterike në Penian, tha në një intervistë për Reuters se rreth 1800 personat, pjesë e njësisë së luftëtarëve kibernetikë, konsiderohen si elita e ushtrisë.Madje disa prej tyre kanë ngritur edhe biznese të ligjshme në vende të ndryshme të botës, të cilat i shfrytëzojnë për të kryer në fshehtësi punën e spiunit.Kompania kinematografike "Sony", pjesë e koorporatës japoneze me të njejtin emër, mendohet të jetë sulmuar nga hakerat koreano-veriorë pasi ka njoftuar për prodhimin e një komedie, ku pjese e skenarit është edhe një komplot për vrasjen e liderit supreme të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.