Shqipëria demonton 17 ton municione të Malit të Zi në uzinën e Mjekësit
Shqipëria përfundon me sukses të plotë agjesimin e 17 ton municioneve të ardhura nga Mali i Zi.Ky proces u krye në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit dhe është i një rëndësie të veëantë, pasi e kthen Shqipërinë në një qëndër të specializuar demontimi, duke rritur njwkohwsisht mundësinë për hapjen e vendeve të reja pune.Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë inspektimit që bëri në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës, u shpreh mjaft optimiste për mundësitë që i ofrohen qeverisë shqiptare me përfundimin e sukseshshëm të këtij projekti pilot.Gjatë zhvillimit të këtij projekti, u realizua asgjësimi i 17 ton municion i ardhur nga Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar për këtë qëllim midis dy palëve.Vlen të theksohet se për zbatimin e këtij projekti nga punonjësit e Uzinës në Mjekës u ndoqën me shumë rigorozitet rregullat e zbatimit teknik të kushteve dhe normave të sigurisë sipas standardeve të NATO-s dhe sipas kërkesave të projektit tonë teknologjik, si dhe në përputhje të plotë me planifikimin nga ana jonë.