Shqiptari i Shtetit Islamik dënohet në Gjermani me 3 vite e 9 muaj burg
Kreshnik Berisha, shtetas gjerman me origjinë shqiptare, është dënuar këtë të premte me 3 vjet e 9 muaj burgim për faktin se i është bashkuar militantëve të Shtetit Islamik në Siri.Në gjyqin e parë në Gjermani, që prej shpalljes si vepër penale anëtarësimin në grupime rebele jashtë vendit, i dënuari i parë është një shtetas me origjinë shqiptare. 20-vjeçari është i lindur në Gjermani dhe prindërit janë me origjinë nga Kosova.Ai ka qendruar vitin e kaluar në Siri për gjashtë muaj, por megjithëse nuk ka pasur asnjë dëshmi konkrete se ai ka marrë pjesë në luftime, gjykata e Frankfurtit nuk ka nguruar ta dënojë duke qenë se ka pranuar që ka kryer stërvitje për përdorimin e armëve.Dënimi, që gjithsesi ishte 6 muaj më i ulët se sa kishte kërkuar prokuroria, është dhënë pasi Kreshniku është gjykuar bazë të legjislacionit për të rinjtë. Gjykatësi Tomas Zagbil e argumentoi vendimin me shpresën që Kreshniku të ndryshonte në të ardhmen.Megjithatë, në sallën e gjyqit, 20-vjeçari, fytyra e të cilit nuk mund të shfaqej para kamerave për arsye sigurie, ishte i qetë dhe në çastet e leximit të vendimit u duk sikur po falej.