Vidhet shkolla 9-vjeçare në Kukës, mësimi nis një orë me vonesë

Kukës - Është grabitur gjatë orëve të para të mëngjesit Shkolla 9-vjeçare "Lidhja e Prizrenit" në Kukës.Grabitësit kanë thyer derën kryesore të godinës dhe kanë arritur të hyjnë deri në sallën e drejtorisë së shkollës.Ende nuk dihet me saktësi se çfarë është vjedhur, megjithatë dyshohet për kabinetin e informatikës dhe për disa regjistra.Grabitja është konstatuar mengjesin e sotëm nga stafi petagogjik të cilët njoftuan menjëherë policinë.Prania e uniformave blu ka bërë që nxënësit t'a fillojnë një orë me vonesë procesin mësimor, ndërkohë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Shkolla "Lidhja e Prizrenit" ndodhet në qendër të qytetit të Kukësit.