Aksioni për energjinë, Ilir Zhilla: Asnjë biznes i madh nuk po penalizohet
Investimet publike edhe këtë vit janë të tkurrura në buxhetin e shtetit çka krijon problemin e parë për bizneset në Shqipëri.Ky ka qenë një prej shqetësimeve të ngritura nga kreu i Dhomave të Tregëtisë, Ilir Zhilla, në emisionin “ Ditë e Re” në Ora News.Lidhur me aksionin për bizneset që vjedhin energjinë politike, Zhilla tha se deri tani asnjë biznes i madh nuk është parë të penalizohet që nënkupton se këto biznese mund të jenë të lidhura me qeverinë.“ Problemi është se nuk po shohim se kush janë këta që vjedhin energjinë në autostradën Tiranë-Durrës. Përsëri këto biznese të mëdha kanë rënë në kompromis me qeverinë dhe vazhdojnë të mos paguajnë”.Zhilla foli edhe për nismat e reja të ndërmarra nga Shoqata e Konsujve të Nderit në Shqipëri, ku për herë të parë sipas tij politika mbetet në klasë sa i takon integrimeve europiane pasi 7 sipërmarrës shqiptarë kanë mandate eurodeputetësh, mes tyre edhe presidenti i RTV Ora News, Ylli Ndroqi.