Preshevë, kapet 1 ton marijuanë, mediat serbe: Vinte nga Shqipëria
Preshevë-Policia ka sekuestruar rreth 1 ton marijuanë në pikën kufitare mes Serbisë dhe Maqedonisë. Droga është zbuluar mbrëmjen e 4 dhjetorit.Kjo sasi e madhe e marijuanës eshte zbuluar në një kamion grek dhe konisderohet rekord per policine e Preshevës.Polcia në bashkëpunim me antikontabandën kanë zbuluar drogën në dyshumenë e kamionit frigorifer. Ndërkohë në pranga është vënë shtetasi grek M.G 49 vjeç si dhe drejtuesi i kamionit i cili po udhëtonte në destinacionin Greqi –Kroaci.Lidhur me këte sasi të madhe te drogës, mediat serbe kanë shkruar se “shoferi grek i tha policisë dhe zyrtarëve të doganave se ai nuk e di çfarë transporton, dhe se rimorkio kamion qëndroi 10 ditë në Shqipëri, ku ai kishte qëndruar dhe mori 10,000 euro mall nga kamion për të transportuar ne drejtim të Krocisë.