Mat, izolohet fshati Kolaj, fëmijët çdo ditë këmbëzbathur për të marrë dije

Këmbëzbathur me këpucët në dorë deri sa të arrijnë pranë furgonit që i con më pas drejt rrugës së dijes. Ky është refreni që ndjekin cdo ditë fëmijët e fshatit Kolaj në rrethin e Matit. Banorët shprehen se në këto 25 vite zona e tyre nuk ka njohur asnjë investim vec premtime fushatash për t'u marë votën.Mat-Ky është refreni i njëjtë i cdo mëngjesi për këtë fëmijë të fshatit Kolaj në komunën Komsi, Mat.Balta e madhe që duket sikur mundohet t'i pengojë cdo ditë të pakëtn arrin t'ia vështirësojë ditën këtyre të vegjëlve. Këmbët e vogla të tyre ecin zbathur deri në rrugën ku I presim furgonat, në mënyrë që balta të mos u shkatërrojë kepucet, pasi ashtu sic mungon infrastruktura mungojë edhe të ardhurat në familjet e tyre.Balta po shkatëron shëndetin e fëmijëve që shpesh herë sëmuren nga moti i ftohtë, ndërsa familjet e tyre e shohin të pamundur t'i ndjekin fëmijët me veshje. Ata kanë mbi 25 vjet që përballen me këtë situatë por askush nuk ka bërë asnjë ndryshim.Asnjë nga premtimet e mëdha të cdo force politike që shkon atye vetëm në fushata elektorale, nuk është zbatuar ndonjëherë për këta banorë.femijet 1femijet 2femijet 3