Franca paralajmëron Rusinë për mosdorëzimin e anijeve luftarake
Ministri francez i mbrojtjes, Zhan-Iv lë Drian, paralajmëroi se Franca mund të mos i dorëzojë kurrë Rusisë dy anijet helikoptermbajtëse, për shkak të konfliktit në Ukrainë, për të cilin perëndimi bën përgjegjës Moskën.Javën e kaluar Franca kishte njoftuar se dërgesa e dy anijeve ishte pezulluar, ndërkohë që presioni nga aleatët e tjerë perëndimorë ishte rritur ndjeshëm.Asaj i është kërkuar që ta anullojë kontratën me vlerë 1.2 miliardë euroshe, por mund t'i duhet të paguajë një shumë të majme si kompensim nëse e bën këtë.Megjithatë, në një intervistë radiofonike, Lë Drian pranoi se Rusia duhet ta kuptojë që anijet mund të mos mbërrijnë kurrë në portet e saj.Sipas tij, Franca nuk mund të mendonte të bënte një veprim të tillë në kushtet ku ndodhen marrëdhëniet mes Moskës dhe Perëndimit.Por me sa u kuptua edhe nga deklaratat e presidentit Putin të enjten, duket se Rusia nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ambicjet e saj.Pak orë më parë, ushtria ruse ka kryer një stërvitje të organizuar ushtarake fare pranë kufirit me Ukrainën.Në të janë përfshirë edhe avionë luftarakë, që sipas kolonelit mbikqyrës, Aleksandër Kovalenko, po punojnë për të koordinuar më mirë veprimet me këmbësorinë ruse në terren.Stërvitja shihet si një tjetër kundërpërgjigje e Rusisë ndaj shtimit të aktivitetit ushtarak të vendeve të NATO-s në shtetet kufitare me të.