Fullani 2 orë në Prokurori për vjedhjen e BSH : Jam i pafajshëm
Paraditja e së premtes e ka gjetur ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, sërish në Prokurorinë e Tiranës. (Në foto: Ardian Fullani dhe avokati i tij Maks Haxhia duke hyrë në Prokurori)
E ndërsa seanca e ditës së hënë nga avokati mbrojtës Maks Haxhia u konsiderua thjesht proceduriale, sot Fullani ka dhënë deklaratat e tij në lidhje me vjedhjen e 723 milion lekëve nga Thesari i Bankës.Për 2 orë me radhë, ish-Guvernatori u mor në pyetje nga grupi hetimor që kryesohet nga Prokurori Ramadan Troci pas ngritjes së akuzave ndaj tij se Fullani ka shpërdoruar detyrën të paktën në 5 pika, duke krijuar kushte që të cënohet siguria e parave të Bankës së Shqipërisë.Në daljen e tij nga Prokuroria, Ardian Fullani ka thyer heshtje e tij mediatike, duke zgjedhur të flasë shkurt për gazetarët:“U pyetëm për ngjarjen në Bankën e Shqipërisë dhe dhamë komentet përkatëse. Unë jam i pafajshëm”.