Çmimi i energjisë, qeveria propozon 9.9 lekë/kw, OSHEE: 12 lekë/kw

Çmimi i energjisë elektrike nuk duhet të jetë më i lartë se mesatarja që përllogaritet në 9.9 lekë për kw. Duke folur në seancën dëgjimore me grupe të interesit zv.ministri Ilir Bejtja në emër të qeverisë   i ka kërkuar Entit Rregullator të Energjisë Elektrike që çmimi i energjisë pas ristrukturimit të mos jetë më i lartë se çmimi mesatar.“Qeveria shpreh qëndrimin e saj për mostejkalimin e kostos mesatare aktuale pas ristrukturimit të tarifës nga heqja e fashës. Ndërkohë do të kompensojë të gjithë efektin e ndryshimeve të mundshme”, tha Bejtja.Ndërkohë sindikatat e kundërshtuan rritjen e çmimit të energjisë dhe debatuan më përfaqësues të kompanive   në lidhje me numrin e familjeve që preken nga heqja fashës.“Sepse pas relacionit që kemi neve 72% e konsumatorëve familjarë që preken direkt nga fasha dhe pjesa tjetër afro 90% që preken nga rritja e çmimit të energjisë 12.32 lekë siç është kërkesa juaj e parë.”“Ju thoni 240 mijë, ne themi 600 mijë dhe ne jemi në gjendja ta argumentojmë që janë 600 mijë familje shqiptare që preken, që i bie 76 % të shqiptarëve.”Kompanitë ndërkohë kanë prezantuar pretendimet e tyre për tarifat e viti 2015. KESH ka kërkuar rritje të tarifës së shitjes me shumicë, nga 2.2 në 3.34 lekë. OST gjithashtu ka kërkuar 12.8% rritje çmimi .Ndërsa OSHEE ka ulur pretendimin nga 12.32 lekë për kw në 12.03.“OSHEE propozon një tarifë prej 12.03, një tarifë mesatare, e cila ka një rritje prej 22% në krahasim me tarifën ekzistuese, që përafërsisht del 9.9 lekë. OSHEE ka kërkuar në aplikimin e vet heqjen e të gjitha fashave.”Enti Rregullator i Energjisë Elektrike pritet të vendosë në lidhje me çmimin e enrgjisë elektrike brenda muajit dhjetor