Korrupsioni, Shqipëria ndjek trendin botëror, ja kush lakmon ryshfet

Drejtuesit e kompanive shtetërore, doganierët dhe mjekët. Këto janë tre kategoritë e punonjësve të administratave civile që marrin më tepër ryshfete.Të paktën kështu konfirmon një studim i kryer së fundmi nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.Në studim, ku nuk mungon as vendi ynë, tregohen edhe të dhëna mjaft interesante se si koorporatat e mëdha ndërkombëtare përdorin korrupsionin për të siguruar kontrata fitimprurëse. Në të, shfaqen me detaje se si jepen ryshfetet, ku dhe kujt i jepen, kush i ofron dhe kush i pranon ato.Në studim merren në analizë 427 raste korrupsioni të gjykuar nga viti 1999 deri në vitin 2014, dhe ndonëse nuk mund të jetë ngushëlluese për Shqipërinë, në studim vërtetohet se korrupsioni është po aq i pranishëm në vendet e zhvilluara sa edhe në vendet e varfëra.Kështu, Shqipëria renditet në listën e vendeve me zyrtarë të korruptuar bashkë me SHBA-në, Gjermaninë, Italinë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar, por edhe shumë vende të rajonit, si Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi, Bullgaria, Serbia, etj.Madje ajo që bie në sy është se gati 2/3-at e ryshfeteve u janë dhënë zyrtarëve të vendeve që renditen në krye të indeksit të zhvillimit njerëzor.Gjithashtu vihet re se kompanitë e mëdha shumëkombëshe janë më të gatshme për të dhënë ryshfete në këmbim të favoreve, krahasuar me bizneset e vogla dhe të mesme.Nga ana tjetër, rreth 60% e rasteve kanë ndodhur në katër sektorë, atë të minierave, të ndërtimit, transportit dhe informacionit e komunikimit. Dhe në shumicën e rasteve, edhe drejtuesit më të lartë të kompanive kanë qenë në dijeni që po jepej një ryshfet.Në toplistën e punonjësve që pranojnë ryshfete janë drejtuesit e kompanive shtetërore, në 27% të rasteve të ndjekur nga doganierët me 11% të rasteve dhe mjekët me 7% të rasteve.grafikuNga shifrat duket se edhe Shqipëria i ka qendruar trendit botëror, pasi këto janë dhe sektorët e kategoritë të cilat akuzohen më tepër për korrupsion në vendin tonë.Gjithsej në të gjithë rastet e marra në shqyrtim në këto 15 vjet, shumat që kanë qarkulluar kanë arritur në 3 miliardë dollarë. Ryshfeti më i madh që është dhënë ka qenë,4 miliardë dollarë, ndërsa më i vogli vetem 14 dollarë.Mesatarisht, ryshfetet e kërkuara ose të dhëna kanë përbërë 10% të shumës totale të kontratës së përfituar nga kompania. Në vend të parë qendron sektori i minierave, ku kjo përqindje shkon në 21.