Spitali i Kukësit pa ngrohje, rrjeti i kaldajave i amortizuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2014, 13:51
Për pacientët e spitalit të Kukësit, ky dimër pritet të jetë i vështirë, pasi sistemi i amortizuar i kaldajave nuk favorizon ngrohjen e ambienteve. Gjithashtu mungesa e shpeshtë e energjisë, i bën jofunksionalë edhe ngrohësat elektrikë të vendosur në disa reparte.Kukës - Spitali rajonal i qytetit të Kukësit, e ka të amortizuar rrjetin e kaldajave, duke mos përballuar ngrohjen 24 orë të ambienteve të brendshme.Në këtë situatë janë vënë ngrohësa elektrikë në disa reparte, por shkëputja e shpeshtë e energjisë elektrike, nuk favorizon ngrohjen e ambienteve.Në këtë spital marrin shërbim shëndetësor banorë nga Kukësi, Hasi e Tropoja./oranews.tv/