Arrestimi i 5-vjeçares, Rama: Sajesa monstruoze; PD: Ta hetojë Prokuroria

Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar lidhur me akuzat e Partisë Demokratike për rastin e një të miture 5 vjeçare të shoqëruar në komisariat për lidhje të paligjshme të energjisë nga familja e saj.Në rrjetin social fb, Rama është në një mendje me demokratët se të fusësh në qeli një fëmijë është krim, por nga ana tjetër shtron pyetjen për PD-në: Po të bësh politikë duke sajuar monstruozitete të tilla çfarë është?Në këtë mënyrë shefi i qeverisë përforcon sqarimin e Ministrisë së Brendshme ku theksohet se “e mitura ishte e shoqëruar nga e ëma, shtetësja N.N, e cila akuzohet se ka rilidhur energjinë pas shkëputjes së grupeve të OSHEE-së pasi rezulton debitore.Ajo me dëshirën e saj i ka kërkuar policisë të marrë me vete fëmijën pasi nuk mund ta linte vetëm në shtëpi. Për këtë arsye në ambientet e komisariatit numër 3 iu krijua mundësia për të qëndruar në një ambient të përshtatshëm gjatë kohës së marrjes në pyetje, pas konsultimeve me prokuroren shtetësja është lënë e lirë. Ndërsa materialet i kanë kaluar akuzës së kryeqytetit”.Reagon PD: Prokuroria të nisë hetimetPas deklaratës së Kryeministrit kanë reaguar sërish demokratët.Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i kërkon prokurorisë të nisë hetimin pasi sipas tij kemi të bëjmë me shkelje të nenit 27 të Kushtetutës, të neneve 5 dhe 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të nenit 37 të Konventës Për të Drejtat e Fëmijëve, të Kodit të Procedurës Penale dhe Ligjit për Policinë e Shtetit.“Partia Demokratike i kërkon sot Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së Shtetit të urdhërojë arrestimin e menjëhershëm të porositësve dhe ekzekutorëve të këtij akti të rëndë kriminal, për heqjen abuzive të lirisë së një vajzë 5 vjece.Derisa Edi Rama dhe Ministri i tij, nuk shfaqin asnjë shenjë pendese, asnjë shenje reflektimi, duke mos nxjerrë përgjegjësit e përgjegjësitë, ne i kërkojmë Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal ndaj policëve e shefave të tyre, ndaj gjithë segmentit që është përfshirë dhe kanë pasur dijeni për këtë vepër penale.Kjo polici që nuk kursen as një vajzë 5 vjece, është e rrezikshme, nuk i shërben qytetarëve, është e shurdhër dhe e verbër, duke shërbyer politikisht Ministrin dhe Kryeministrin.Ndaj ne inkurajojmë Prokurorinë të vihet në lëvizje sot për ti caktuar kufinjtë ligjorë bandës së Tahirit dhe Edi Ramës”.