SHÇBA arreston policin kufitar, rregjistrime fiktive në sistemin “TIMS”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2014, 14:45
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka vënë në parnga gjatë ditës së sotme një polic kufitar.Me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, SHÇBA ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës (masën e sigurisë "Arrest me burg"), duke ndaluar kryeinspektorin Fatjon Kodra, me detyrë kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë nën akuzën e “Falsifikimit kompjuterik".Sipas bluve dyshohet se punonjësi i policisë Kodra, në mënyrë të kundraligjshme dhe duke shpërdoruar detyrën, kryente regjistrime fiktive në sistemin kompjuterik të shtetasve të ndryshëm, kundrejt shpërblimit.