Daçiç i “njeh” terroristët islamikë në Kosovë e Rashkë: 100 të tillë
Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçia ka deklaruar sot, në takimin Koalicionit Global për luftë kundër Shtetit islamik se më shumë se 100 persona nga Serbia janë të përfshirë në radhët e grupeve ekstremiste të botës.Ai ka thënë se në jugperëndim të Serbisë, në Rashkë dhe në Kosovë ka propagandues radikalë islamikë të cilët në qendrat fetare të financuara nga jashtë predikojnë fenë në mënyrë ekstremiste dhe rekrutojnë të rinj në të ashtuquajturat luftëra fetare.“Numri i mercenarëve nga Serbia, kryesisht nga rajoni i Rashkës dhe nga Kosova, me përqindje është i vogël në raport me numrin e përgjithshëm të luftëtarëve të huaj në radhët e grupeve ekstreme të armatosura, por jo i papërfillshëm për Serbinë”, ka thënë Daçiç.Daçiç kujtoi se Serbia është bashkë-sponsorizuar në rezolutën e Këshillit të Sigurimit i OKB-së 2178 dhe në fillim të tetorit ka miratuar ligjin që dënon qytetarët serbë të cilët marrin pjesë ose organizojnë pjesëmarrjen e të tjerëve në konflikt të armatosur jashtë vendit.Ministri Daçiç tha se Serbia ka nisur monitorimin e disa të dyshuarve për përfshirje në konfliktin në radhët ISIS në Siri, kontroll më të rreptë të kufijve dhe masa të shtuara për monitorimin e të kthyerve nga lufta.Serbia gjithashtu, shtoi ai, është duke marrë pjesë në mënyrë aktive në takimet ndërkombëtare dhe rajonale, për shkëmbimin e informacionit në lidhje me ushtarët që rekrutohen në këtë fushë dhe parandalimin e përhapjes së ideologjisë së ISIS.Daçiç tha se Serbia ka krijuar një sistem funksional për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.“Serbia do të përmbushë të gjitha detyrimet e saj ndërkombëtare lidhur me zbatimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që nga embargoja mbi eksportin e armëve, ndalimet e aplikueshme për aktorët jo-shtetërorë, duke përfshirë organizatat terroriste dhe të individëve të lidhur me ta”, tha Daçiç.Daçiç në këtë takim, ku merr pjesë edhe Ministri i Jashtëm në detyrë Enver Hoxhaj, Kosovës iu referua si territor i Serbisë.