Protestë para Kuvendit, Tufa:Të ndërhyjnë ndërkombëtarët
Ish të përndjekurit politik vijojnë ditën e 31 të grevës së urisë ndërsa një përfaqësi e tyre kanë protestuar sot para kryesisë së Kuvendit.Kordinatori i grevës së urisë Skënder Tufa ka kërkuar sot ndërhyrjen e organizmave ndërkombëtare për zgjidhjen e situatës pasi gjendja është kritike.“U bëjmë apel organizmave ndërkombëtare të kenë vëmendje se qeveria po fyen jo vetëm ish të burgosurit por të gjithë. Organizmat ndërkombëtare të ndërhyjnë për të shpëtuar jetën e atyre martirëve që po japin shembullin dhe po shuhen nga momenti në moment” tha Tufa.Ai gjithashtu akuzoi policinë se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj grevistëve si dhe ka larguar lëngjet dhe medikamentet për ta.“Greva është përshkuar nga një terror i paparë policesk dhe janë shkelur të drejtat e njeriut. Greva po zhvillohet në kushte ç`njerëzore dhe medikamentet dhe lëngjet janë larguar me dhunë. Shprehim keqardhje për mos reagimin e organizmave për të drejtat e njeriut. Ne po vazhdojmë të japin shembullin duke dëshmuar që në këtë vend mungon demokracia. Ne kërkojmë dialog nuk duam përplasje. Kemi pasur presione nga më të ndryshmet por jemi tërhequr pasi kërkojmë vetëm dialog” tha Tufa.