Kryeministri bullgar Borisov takohet me Berishën

Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov nisi vizitën e tij dy ditore në Shqipëri me ftesë së kryeministrit shqiptar Sali Berisha.Ai është pritur me një ceremoni zyrtare në Kryeministri nga homologu i tij shqiptar Sali Berisha. Pas ekzekutimit të dy himneve, dy kryeministrat po zhvillojnë një takim kokë më kokë ndërsa më pas do të zhvillohen bisedimet dypalëshe mes dy delegacioneve.Në praninë e kryeministrave, do të bëhet nënshkrimi i tre marrëveshjeve dhe më pas, do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp.Për nder të Kryeministrit bullgar Bojko Borisov dhe delegacionit që e shoqëron Kryeministri Berisha do të shtrojë një drekë në ambientet e Pallatit të Brigadave.Në kuadër të vizitës së Kryeministrit Borisov, sot, në orën 18.00, do të mbahet Forumi Ekonomik Shqipëri-Bullgari, i cili do të përshëndetet nga dy kryeministrat.