Vasili në “Ora News”: Ja tre opsionet e LSI-së për koalicionet
Dy muaj para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare Lëvizja Socialiste për Intetgrim do të përcaktojë rrugën elektorale që do të ndjekë dhe koalicionet e mundshme në këto zgjedhje.Zëvendës kryetari i LSI-së Petrit Vasili në intervistën e dhënë në edicionin qëndror të lajmeve në “Ora News” tha se LSI-ja do të përcaktojë gjatë punimeve të konventës zgjedhore të pranverës koalicionet e mundshme , me PD-në , me PS-në apo të dalë e vetme në zgjedhje.Po ashtu numri dy i LSI-së Petrit Vasili komenton edhe qëndrimin e kreut të PS-së i cili tha se PS-ja mund ti fitojë zgjedhjet edhe pa LSI-në por dera mbetet e hapur për këtë forcë politike. Vasili thotë se duhet të jetë LSI-ja ajo që do të përcaktojë nëse do i mbaj të hapura mundësitë për koalicion zgjedhor.Vasili ka komentuar edhe procesin zgjedhor në LSI , ku antarësia e kësaj force politike rizgjodhi në krye të saj Ilir Metën. Vasili tha se zgjedhjet u mbajtën në një proces transparent dhe demokratik.