Nënshkrim elektronik edhe në administratë, Pollo: Ofrojnë integritet

Në 100 vjetorin e pavarësisë do aplikohet për herë të parë nënshkrimi elektronik edhe në administrata, në mënyrë që të vërtetohet njëvlershmëria e identitetit fizik me atë dixhital.Si një vazhdimësi e projektit "Shqipëria Dixhitale", të Ministrisë për Inovacionin, Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, synohet që të arrihet një garaci për çdo përdorues të administrasës, në shërbimet që i ofrohen publikut edhe biznesit. Ministri Genc Pollo shprehu se nënshkrime të tilla në lidhje me teknologjinë të cilat janë në përputhje me praktikat europiane ofrojnë integritet.Ky novacion, i cili lehtëson në kohë dhe në kosto proceset e lidhjes së publikut me administratën e anasjelltas, u bë i mundur me anë të bashkëpunimit me Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik (AKCE). Pas 2 ditëve të pjesëmarrjes në forumin evropian FESA, Shqipëria u pranua me të drejta të plota.