Kapen 142 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2012, 11:46
Sekuestrohen 142 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek ndërsa është arrestuar edhe një shtetas shqiptar.Sipas informacioneve lënda narkotike është kapur në fshatin Plaisio të Igumenicës gjatë një kontrolli në një automjet i cili drejtohet nga një 28-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.Gjithashtu policia greke ka sekuestruar edhe një kallashnikov ndërsa ka ndalur edhe një shtetas pakistanez i cili ndodhej si pasagjer në automjet.Sipas policisë greke,shtetasi pakistanez shërbente për kontrollin e rrugës dhe do të shoqëronte mjetin deri në Athinë.Ndërkohë dyshohet se lënda narkotike ka kaluar në Janinë nga fshati Janjar i Sarandës.