AK kundër vizitës së ministrit të jashtëm serb në Tiranë
Aleanca “Kuq e Zi” reagon kundër vizitës së ministrit të Jashtëm serb, Ivan Mrkiç, në Tiranë.Sekretari për çështjet ndërkombëtare i AK, Lisien Bashkurti në një prononcim për mediat ka akuzuar qeverinë shqiptare për fshehje, të vizitës dhe axhendës së ministrit të Jashtëm serb, Ivan Mrkiç, në vendin tonë.“Sot mbërrin në Tiranë ministri i Jashtëm serb dhe kjo vizitë është mbajtur në terr. Vizita e ministrit serb, Ivan Mrkiç duhej të ishte mësuar më herët. Shteti e ka për detyrë të informojë kur janë në plane raportet mes dy shteteve. Mosinformimi i qytetarëve mbi vizitat zyrtare është veprim anti-kombëtar. Shqiptarët të informohen për vizitat e pasuesve të Millosheviçit” ka theksuarBashkurti ka deklaruar se AK-ja do ta presë zyrtarin serb me protesta ndërsa ka kërkuar nga qeveria shqiptare të mos marrë asnjë hap pa kushtëzuar Serbinë për njohjen territoriale të Kosovës.“Disa vende të BE e kanë bërë një gjë të tillë. Qeveria anti-shqiptare është turpi i shqiptarëve. Qeveria kuqezi do t`i kthejë dinjitetin shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre” ka theksuar më tej ai.Ministri i jashtëm serb Ivan Mrkiç, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë ku do të takohet me personalitete të larta të vendit.