Fushë Bulqizë, gjendet i pajetë 10-vjeçari

Loja e dy të miturve për të improvizuar një film i ka kushtuar jetën njërit prej tyre.Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Bulqizë ku një 10-vjeçar është gjetur i varur në një pemë nga familjarët e tij në oborrin e shtëpisë.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë marrë në pyetje familjarët e vogëlushit të cilët kanë deklaruar se ai së bashku me një shok kanë qënë duke luajtur.Sipas tyre fëmijët po imrovizonin skenën e një filmi dhe kanë vënë një karrige dhe kanë lidhur një litar pa e ditur që kjo lojë do të ishte fatale për ta.Sipas policisë 10-vjeçari është varur aksidentalisht ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.NgjarjaNjë i mitur është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në oborrin e shtëpisë.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fushë Bulqizë, ku fëmija 10-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është gjetur i pajetë poshtë një peme nga familjarët ndërsa në fillim dyshohej se ai ishtevetëvarurMenjëherë familjarët kanë njoftuar policinë e cila ka bërë kqyrjen e viktimës dhe më pas trupi i pajetë i fëmijës është dërguar në morg ku do t`i bëhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore.