Vlorë, i dënuari për vrasje kapet me 21 kallëpë tritol C4 të fshehur në valixhe
21 kallëpe tritoli të llojit C4 janë sekuestruar gjatë një operacioni të policisë së Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person, teksa është kapur me një sasi të konsiderueshme tritoli C4.Kastriot Prenga nga Mirdita u arrestua gjatë një operacioni policor të zhvilluar paraditen e sotme, sapo zbriti nga autobusi i linjës Durrës-Vlorë.Të riut iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 kallëpë tritol të fshehur brenda një valixheje.Arrestimi i 37-vjeçarit erdhi pas 2 muaj hetime të përbashkëta me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.Mësohet se Prenga eksplozivin e kishte siguruar nga vendi fqinj, Mali i Zi. Sipas bluve, gjysma e C4 ishte destinuar për grupet kriminale në Shqipëri dhe pjesa tjeter për në Itali.Po sipas bluve, Kastriot Prenga figuron në listën e zezë të policisë me preçedent penalë për vrasje, për të cilën ishte dënuar me 12 burg, ndërsa prej kohësh ai jetonte në Durrës.37-vjeçari po merret në pyetje nga policia për të mësuar më shumë rreth grupit që siguronte eksplozivin, i cili dyshohet të jetë përdorur edhe për vepra kriminale në vend.(Në foto: Lënda e eksplozivit të sekuestruar dhe mjeti i identifikimit të personit te arrestuar)

Njoftimi i policisë mbin operacionin
Vlorë më 01.12.2014 rreth orës nga Strukturat e Policisë Vlorë u bë i mundur finalizimi me sukses operacionit policor të koduar “ELIZEJA” ku si rezultat I të cilit u be i mundur arrestimi ne flagrance i shtetasit:• Kastriot Preng Prenga, vjec 37, lindur ne Mirdite dhe banues ne Durrës i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje”.Ne momentin e arrestimit në afërsi të shkollës “Perla” brenda një valixheje këtij shtetasi ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 njesi eksplozivi plastik i ngjashëm me C4.Finalizimi i këtij operacioni u bë i mundur falë hetimeve 2 mujore në bashkëpunim me Prokurorinë Për Krimet e Renda Tiranë për një rrjet të mirëorganizuar që merret me trafikun e lëndëve eksplozive.Lënda eksplozive dyshohet se ishte siguruar në Mal të Zi dhe ishte trafikuar nga ky person për në Shqipëri dhe se një pjesë e saj do të shitej në Shqipëri për llogari të grupeve kriminale vendase ndërsa pjesa tjetër do të trafikohej për në vendet fqinje.Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për hetime të mëtejshme.