Gjirokastër, Dule: Reformat e qeverisë pa kauzë dhe moral vetëm klienteliste

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule paralajmëron furtunë brenda shumicës parlamentare jo për shkak të një vote që ai ka si kontribut në mazhorancë.Nga Gjirokastra kreu i PBDNJ gjatë një konference me OMONIA, apeloi qeverinë Rama të mbajë premtimet e të mos veprojë me reforma klienteliste. Qeveria tha ai ka ende avantazhin e shumicës së gjërë duke lënë të kuptohet se edhe vëtë deputetëtët e kësaj shumice janë duke pritur qeverinë, të dalë nga rrethi vicioz.“Qeveria ka ende në avantazhet e veta mazhorancën e gjerë parlamentare, ka ende pritshmërinë e qytetarëve se ndonëse me vonesa të theksuara do ndërgjegjësohet ekzekutivi për implementimin e angazhimeve të marra para 23 qershorit dhe nga ana tjetër edhe vetë shumica parlamentar është ende duke shpresuar se ekzekutivi do të dalë nga rrethi i ngushtë dhe vicioz i reformave të fragmentarizuara që nuk kanë fillim mes dhe fund apo i kauzave me moral të humbur për shkak të klientelizimit”Dule kritikat kryesore i kishte për reformën territoriale që sipas tij nuk i ka respektuar të drejtat e minoriteteve .“Qeveria me atë reforma dhe me një sër veprimesh të tjera të rëndësisë jo të këtij niveli, dëshmon mungesë vullneti dhe ka shënuar hapa prapa në respektimin e të drejtave të pjesëtarëve të minoriteteve etnike”, tha Dule.Organizata Omonia i kërkoi PBDNJ-së të dalë nga koalicioni qeverisës fill pas miratimit të ndarjes së re territoriale duke i lënë hapësira për të vendosur më vonë për këtë çështje.Apeli i kreut të PBDNJ mund të ketë lidhje pikërisht me një vendim të afërt të kësaj force për daljen nga koalicioni qeverisës.PBDNJ ka vetëm një mandat në parlament, atë të kryetarit Dule.