Çmimi naftës, rënia në tregun botëror nuk reflektohet në Shqipëri

Çmimi i naftës në Shqipëri do të ulet. Duke iu referuar tregut botërore në 5 vitet e fundit, nafta ka një ulje rekord nga 70 dollarë për fuçi pritet të shkojë deri në 65 dollarë për fuçi.Lidhur me këtë fakt, ekspertë në vendin tonë thonë se do të reflektohet së shpejti në Shqipëri e cila deri më tani ndryshe nga vende të tjera të botës çmimet e karburanteve janë të larta. Por këtë fundjavë sipas vëshimit të bërë nga kamerat e Ora News në disa pika karburanti në kryeqytet një litër naftë kushton 177-180 lek/l nga 185 -190 lekë nga një javë më parë.Megjithëse është një luhatje e lehtë me 10 lekë, eskpertët janë optimist se shumë shpejt në vend do të nis ulja e çmimit të naftës."Duke parë zhvillimet e fundit gjeopolitike, duka parë edhe qëndrimin që ka mbajtur OPEC, pritet shumë shpejt që cmimi të ulet"Ndërsa benzina vijon të qëndrojëe shtrenjtë ku një litër kushton 197 lekë. Por përse tregu I karburantëve qëndon në këto nivele të larta ç mimesh. Eksperti I ketij sektori Bardhi Sejdarasi, analizon 2 arsye kryesore."Faktori i parë ka të bëjë me Çmimin në blerje dhe e dyta ka të bëjë me  krusin e këmbimit, nafta blihet me dollar".Drejtuesit e automjeteve nervozohen kur i pyet per karburantet. Vetëm në Shqipëri, thonë ata ndodhë e kundërta nga vendet e tjera të botës duke ia fatuar qeverisë këtë rritje ekstreme të naftës.Reflektimet në tregun shqiptar, sipas analistëve priten të ndihen pas 2 javëve, ndërkohë qe një luhatje drejt rënies është vënë re këtë fundjavë.