Papa bën thirrje për bashkimin fetar kundër terroristëve
Krerët e dy degëve më të mëdha të krishtërimit nënshkruan të dielën një deklaratë të përbashkët në Stamboll për t'i bërë thirrje myslimanëve dhe të krishterëve që të bashkohen për paqen.Gjatë ditës së tretë të vizitës së tij në Turqi, Papa Françesku dhe Patriarku Bartolomeu I nënshkruan dokumentin historik, që gjithashtu synon të hedhë një hap të rëndësishëm për përforcimin e marrëdhënieve dhe harmonisë ndërfetare mes dy degëve më të mëdha të Krishtërimit, të ndara prej vitit 1054.Në deklaratën e përbashkët të dy udhëheqësve thuhej: "Myslimanëve dhe të krishtërëve u bëhet thirrje që të punojnë bashkë për hir të drejtësisë, të paqes dhe respektin për dinjitetin dhe të drejtat e çdo njeriu, sidomos në ato vende ku kanë bashkëjetuar për shekuj në paqe e ndërsa tani po vuajnë sëbashku tmerret e luftës".Nga Kisha patriarkale e Shën Gjergjit, Papa gjithashtu tha se militantët e Shtetit Islamik po kryenin një mëkat të rëndë kundër Zotit në Irak dhe Siri duke kryer akte të dhunshme, sidomos ndaj më të dobtëve dhe njerëzve që nuk gëzonin mbështetje dhe kjo kërkonte në bashkimin e forcave."Thirrja e viktimave të konfliktit na shtyn që të ecim me ngut drejt rrugës së pajtimit dhe bashkimit mes katolikëve dhe ortodoksëve".Kjo ishte hera e tretë në po aq ditë që Papa përmend ekstremistët e Shtetit Islamik, duke bërë gjithashtu thirrje se duhej luftuar po kaq fort edhe varfëria, e cila ushqen rekrutimin e terroristëve.Papa pritet të niset pas pak për në Romë, ndërkohë që një ditë më parë ai ishte sërish i pranishëm në një shërbesë fetare me Bartolomeun I dhe pasi shkëmbeu dhurata me të, mori pjesë në një ceremoni fetare në Xhaminë Blu, bashkë me kryemyftiun e Stambollit, Rahmi Jaran.Dita e fundit në Turqi, Papa meshë të përbashkët me Patriarkun ortodoksPapa Françesku mbyll sot vizitën triditore në Turqi, me një meshë private në Stamboll sëbashku me Patriarkun Ortodoks, Bartolomeu I, në Katedralen Patriarkale të Shën Gjergjit, ku pritet të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët me kreun e Kishës Ortodokse për përforcimin e marrëdhënieve dhe harmonisë ndërfetare mes dy degëve më të mëdha të Krishtërimit.Në ditën e tij të fundit në Turqi, Papa pritet të takojë edhe disa refugjatë të larguar nga Iraku dhe Siria për t'i shpëtuar luftës atje, për të shprehur mbështetjen e tij kundër minoriteteve fetare që po përndiqen në Lindjen e Mesme nga ekstremistët e Shtetit Islamik.Megjithatë, mjaft e rëndësishme nga pikëpamja fetare është edhe deklarata e përbashkët e bashkëpunimit që do të bëjnë Papa dhe Patriarku Ortodoks, me synim ribashkimin e dy degëve që janë ndarë prej vitit 1054. Papa pritet të niset për në Romë pasditen e së dielës.Një ditë më parë ai ishte sërish i pranishëm në një shërbesë fetare me Bartolomeun I dhe pasi shkëmbeu dhurata me të, mori pjesë në një ceremoni fetare në Xhaminë Blu, bashkë me kryemyftiun e Stambollit, Rahmi Jaran.