Alarmi i talasemikëve, mungon gjaku kryesisht në Tiranë dhe Lushnje

Nuk ka sezon shpresë për talasemikët, gjaku mungon po njësoj. Kreu i shoqatës së talasemikëve Musa Zeneli tha nga 73 analiza të bëra për një muaj, mbi 50 prej tyre kanë dalë me hemoglobinë 6 nga 10 që duhet të ishte minimumi, pra me parametra jetësor aspak të mirë.E ndërsa shoqata thotë se në Lushnje gjendja është edhe më e keqe, kreu I bankës së gjakut në këtë qytetët Mehmet Xhindoli, pranon se situata gjatë tetorit dhe fillim të nëntorit  nuk ka qenë e mirë ndërsa në fund të nëntorit situate është normalizuar.Edhe ky prind që vjen nga Fieri në Lushnje për të bërë transfusionin për fëmijën e tij, shpreson që situata të përmirësohet.Por të gjithë palët në këtë rast, si ata që kanë familjarë të prekur nga talasemia po edhe ata që punojnë në zyrat shtetërore  kanë shpresën e tyre të fundit tek dhuruesit. Por krahasuar me 15 vjet më parë, nr I dhuruesëve vullnetar ka rënë ndjeshmë pavarësisht fushatave sensibilizuese, ndërsa ai me pagesë është rritur.Por jo të gjithë dhuruesit me pagesë bien dakord me cmimet për dhurim prandaj dhe vendosin që të mos dhurojnë më shumë se 1 herë. Për talasemikët transfuzioni është shpëtim jete dhe për këtë nuk ka më kohë pritje.