Strukturat e PD, Basha deklaron se PD bëri analizë jo harakiri

Tiranë- Kreu i PD, Lulzim Basha, deklaroi se ripërtëritja e Partisë Demokratike nuk e ka tjetërsuar partinë.Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Basha tha se ky Këshill është seli e urtësisë e mençurisë në sfidat që kjo parti ka përpara, ndërsa uroi që në garën për postet drejtuese në sekretariate, të fitojë më i miri.“Kam kënaqësinë t’ju uroj juve dhe gjithsecilit prej jush të shpreh besimin e plotë se përvecse forumi më i rëndësishëm i PD do jetë një selië e urtësisë, mencurisë, fuqi e pararojës e sfidave sot dhe qeverisjes nesër.Në mbledhjen e sotme përmbyllet gara e madhe. Gara është mes më të mirëve, numri i madh dhe sidomos cilësia e tyre e lartë, shumë e lartë.Kur ka aplikantë kaq cilësorë është e vështirë të zgjedhësh. Ata që nuk do zgjidhen kanë vlerësimin tim të thellë. Ata janë papërjashtim një vlerë e a madhe e burimeve të PD, pjesë e ekipit drejtues që nuk mund të jetë e kufizuar në një numër të zgjedhurve”.Gjatë fjalës së Bashës, nuk munguan akuzat për dyshen Rama-Meta se janë përgjegjës për krjimin e dy realiteteve, Shqipërinë e Oligarkëve dhe atë të qytetarëve të varfër.“Protesta e 22 nëntorit, solli në Bulevard, Shqipërinë e përkeqësuar, ishte paralajmërimi për të mos e bërë më keq me rritjen e taksave dhe punimeve.Rama-Meta injoruan zërin e qytetarëve, paralajmërimit se me paketën e re fiskale ekonomia do të rrokulliste edhe më tej. U injoruan vetëm me një fjalim të kryeministrit 31 amendamentet.Me një dorë jep me pikatore, me një dorë merr me të dyja duart. Fuqia blerëse ka rënë dhe do vijë të bjerë, pasi deri në 2016 siç është premtuar nga kjo qeveri nuk do të rritet. Shëndetësia falas po u kushton më shtrenjtë qytetarëve edhe arsimi po ashtu.Qeveria oligarkike, po mbron interesat e një grupi kriminelesh. Këtë e vërteton përkeqësimi i gjendjes në mbarë vendin”.