Rrëfimi i gruas: Si bashkëjetova 5 vjet me dhunën për hir të dy fëmijëve

"Kam pranuar të bashkëjetoj për 5 vite me dhunën, kjo vetëm për hir të 2 fëmijëve dhe me shpresën se gjërat mund të ndryshonin".Janë këto fjalët e një 31-vjeçareje nga Shkodra, e cila prej 6 muajsh ka vendosur t'i thotë jo dhunës, duke vendosur të nisë një kapitull të ri në jetën e saj.E takojmë në qendrën "Gruaja tek gruaja", aty ku trokiti për herë të parë për të kërkuar ndihmë.Nëna e re rrëfen për "Ora News" ditët e errëta që ka kaluar nga dhuna e bashkëshortit.RrëfimiGruaja: Nuk punonte, i papërgjegjshëm dhe filloi dhunën në familje, në sy të fëmijëve. Nuk mbante përgjegjësi. Dhunë sistematike. I kam bërë kërkesë, disa vite rresht e ka duru, sillu mirë, kthe për hatër të fëmijëve. Por ai vazhdonte ashtu edhe më keq, dita-ditës. Dhe ishte një gjë që nuk durohej. Unë kam dy fëmijë dhe shkaqet kanë qenë papunësia, ekonomia faktikisht dhe sjelljet e këqia, veset. Sillej keq, ndoshta dhe shoqëria e keqe, nuk e di.Gazetari: Kur ushtronte dhunë kishte konsumuar alkool, apo edhe në rastet kur nuk konsumonte alkool ishte agresiv dhe i dhunshëm ndaj jush?Gruaja: Ka qenë pothuajse njësoj. Ka qenë vetë i dhunshëm, tipi i njeriut.Gazetari: Këtë gjë e kryente edhe në sy të fëmijëve?Gruaja: E keqja ka qenë se kjo ka ndodh në sy të fëmijëve, pothuajse të gjithë kohën. Dhe kjo ishte ajo që më dha forcë për hatër të fëmijëve, për hatër të tyre me u largu."Bashkëshorti më kërcënon me sms, por s'kam frikë"Kërcënimet permes mesazheve në telefon vijojnë, shton 31-vjeçarja, por është e vendosur që të mos ketë më frikë dhe ta jetojë jetën e re përkrah 2 fëmijëve.“Unë mendoj vetëm të rris ata fëmijë, ti kem të shëndetshëm, kjo është jeta ime. Unë jam larguar vetëm prej dhunës, jo qëllimi me pas një familje tjetër. Jam pajisur me urdhërin e mbrojtjes. Këta më kanë mbështetur shumë”.Nëna e re tregon se pas largimit nga bashkëshorti i dhunshëm, fëmijët tashmë ndihen të qetë.“Fëmijët janë shumë më të kënaqur se janë shumë më të qetë. Nuk po shohin më dhunë.Edhe vetë jam shumë e kënaqur kur shoh fëmijët që janë të qetë. Fëmijët nuk duan ta takojnë më babain e tyre”.Mesazhi për gratë e dhunuara: Jeta vazhdon me apo pa burrëKjo femër e re, viktimë e dhunës në familje u bën apel të gjitha femrave që mos ta durojnë dhunën.“Për hatër të fëmijëve durohet, duhet me duru. Por disa gjëra që nuk durohen, nuk durohen.Dhe kur janë kështu unë them mos ti mbajnë mes katër mureve, por të kërkojnë ndihmë se ndihma ju jepet. Jeta vazhdon prapë”.Shkodra regjistron statistika të frikshme për dhunën në familje. Çdo ditë në qendrat që trajtojnë këto raste bëhen 5 telefonata. Gjithashtu në dyert e policisë brenda një viti kanë kërkuar urdhër mbrojtje 70-75 gra.