Sarkozi rizgjidhet kryetar partie me 64.5% të votave

Nikola Sarkozi u rizgjodh të shtunën si kryetar i Partisë konservatore franceze, Bashkimi për Lëvizje Popullore, duke fituar 64,5% të votave.Në këtë mënyrë ai hedh një hap të rëndësishëm për rikandidimin e tij për presidencën e Francës në vitin 2017, edhe pse sipas parashikimeve pritej që të merrte më shumë vota.Herën e fundit që ai u zgjodh në krye të Partisë në vitin 2004, mori 85% të votave brenda partisë e më pas siguroi presidencën e Francës nga viti 2007 në vitin 2012.Megjithatë, edhe pse u rikthye me bujë të madhe në skenën politike në shtator, popullariteti mes anëtarëve të partisë po dobësohet.Kundërshtari kryesor i Sarkozisë, Bruno le Mari, mori rreth 30% të votave, një përqindje që konsiderohet e mjaftueshme për ta sfiduar edhe për zgjedhjet e kandidatit për President. Sarkozi mori në total 100 159 vota, ndërsa Le Mari 45 317.Jashtë zyrave qendrore të Partisë, disa dhjetra mbështetës të Sarkozisë festonin dhe brohorisnin emrin e fituesit, të cilët besojnë se ai është i aftë të rifitojë mbështetjen e zgjedhësve dhe të rimarrë postin e presidentit të vendit, të humbutr ndaj Fransua Holond në vitin 2012.